Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Dyshohet se Joana Duro është arrestuar nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender.
Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër.
“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin”, ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani.
Kryeministri Edi Rama mesa duket ka qenë në dijeni të këtij shkarkimi para se të bëhej publike. Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, R