Ballina Lajme SPAK nis hetimet edhe pë shantazh ndaj Gjicit

SPAK nis hetimet edhe pë shantazh ndaj Gjicit

3

TIRANË- Më herët, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, pretendoi shantazh nga rivalët politikë. Këtë qëndrim publik ai e shprehu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ditën dhe ku u bë virale videoja intime në zyrën e tij.

Prokuroria e Posaçme po kryen verifikime mbi shantazhet që dyshohet t’i jenë bërë ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Hetuesit e SPAK, kanë nisur verifikimet për të zbuluar se kush fshihet pas këtij shantazhi të pretenduar nga ish-kryebashkiaku.

Gjici u arrestua të shtunën me vendim të Gjykatës se Posaçme, që ka caktuar për të në mungesë “arrest në burg” për “korrupsion pasiv”.

Alma. K, gruaja në videoskandal tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte. Ajo u ndalua mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, teksa ndodhej e vetme në makinë. Sipas burimeve, prej gati një jave, ajo mbahej nën vëzhgim nga agjentë të BKH-së, ndërsa në Shkodër ajo kishte kërkuar edhe banesë me qira. Pas ndalimit, vajza u dërgua në banesën e saj në Durrës.

“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma. K.