Ballina Lajme SPAK nis hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut Fatos Tushe

SPAK nis hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut Fatos Tushe

14

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.

Tushe është paraqitur sot në ambientet e SPAK së bashku me avokatin e tij.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Tushe u shpreh se paraqitja e tij në SPAK ishte për mos deklarimin e një pasurie.

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.