Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë një aksion të befasishëm në tre qytete të vendit. Kontrollet kanë për synim të identifikojnë personat e përfshirë në spiunazh dhe aktivitet terrorist në Shqipëri kundër MEK.
Më datë 12 korrik, është ushtruar kontroll në zyrat e një shoqate të drejtuar nga një ish-anëtar i MEK, i quajtur Hassan HEYRANI, dhe në 11 apartamente të shpërndara në Tiranë që janë përdorim të këtyre shtetasve iranianë, dhe në dy makina.
Ndërsa ditën e sotme është ushtruar kontroll në banesa në disa banesa në Laç, Lezhë e Fushë-Krujë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.
Burime për media bëjnë me dije se në banesat e kontrolluara janë sekuestruar kompjutera dhe telefona që mund t’i vlejnë hetimit.
Këta ish-anëtarë të MEK, dyshohet se veprojnë si një celulë terroriste në vend dhe japin informacione për muxhahedinët e strehuar në Manëz. Në rrjetin e spiunazhit në shërbim të regjimit iranian, dyshohet se ka edhe shqiptarë.