Ballina Lajme SPAK kërkon “arrest në shtëpi”, GJKKO jep sot masën për Berishën

SPAK kërkon “arrest në shtëpi”, GJKKO jep sot masën për Berishën

5

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, do të japë masën për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi.

Seanca pritet të nisë në orën 12:00.

 

Avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.

SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore.

Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

Ish-kryeministri Berisha, akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.