Këtë të martë (13 qershor) Këshilli Drejtues i RTSH zhvillon dëgjesat me 4 kandidatët e kualifikuar për Drejtor të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar.
Në garë për kreun e RTSH garuan 6 kandidatë, por vetëm 4 prej tyre u kualifikuan me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Kandidatët e kualifikuar janë Alfred Peza, Enrik Mehmeti, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi, të cilët sipas ligjit kanë 15 minuta kohë secili për të shpalosur platformën e tyre para Këshillit Drejtues.
Gjithashtu secili nga kandidatët do t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues për 15 minuta të tjera.
Pas dëgjesës së kandidatëve anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH do të zhvillojnë sërish votim të fshehtë për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së.