Ballina Lajme Sot takimi mes qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë

Sot takimi mes qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë

1

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Gjatë takimit, që do të mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.