Ballina Kulture Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Fatmir...

Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Fatmir Xhelilaj.Miq e të afërm kujtojnë aktorin e mirënjohur fierak.

1

Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit Fatmir Xhelili e kujtojmë me respekt të veçantë dhe ruajmë kujtimet më të mira jo vetëm si artist, por edhe një qytetar i denjë i qytetit të Fierit. Edhe pse kanë kaluar dy vjet prej ndarjes nga jeta, të gjithë e ruajnë në botën e kujtimeve Fatmir Xhelilin, aktorin e mirënjohur të qytetit të Fierit.

Ai kujtohet me dashuri dhe respekt nga të gjithë grupmoshat në mënyrë të veçantë në qytetin e Fierit për interpretimet e tij në skenën e teatrit “Bylis”, në sallën e Teatrit të Kukullave. Edhe pse pa një diplomë të studimeve në arteve, talenti i tij kalonte çdo kufi dhe përmes lojës, humorit, lirshmërisë së tij interpretative do të rrëmbente zemrat e dashamirësive të artit të tij skenik dhe televiziv.

Për gati gjysmë shekulli, ai shënon në karrierën e tij interpretime përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj. Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj.

Ai ka luajtur edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj. Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me katër çmime të para si aktori më i mirë.

Festat e vitit të ri do ta sillnin në ekranet televizive ku përmes finesës në lojë do të sillte humor dhe gëzim në familjet tona. Aktori i talentuar Fatmir Xhelili ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me Televizionin Kombi ku për shumë vite me radhë ka qenë i adhuruari i fëmijëve të qytetit.

Ai ka organizuar emisione të shumta për këtë moshë, por ka qenë regjisor edhe në shumë emisione dhe spektakle të organizuara në ekranin e këtij televizioni. Sot në këtë dy vjetor të ndarjes nga jeta e kujtojmë me respekt të veçantë dhe ruajmë kujtimet më të mira për të jo vetëm si artist, por edhe një qytetar i denjë i qytetit të Fierit./Tv Kombi