Ballina Lajme Sot seanca gjyqësore për Belerin, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Himarës: Po...

Sot seanca gjyqësore për Belerin, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Himarës: Po më ndëshkoni mua dhe familjen time!

35

Ka përfunduar seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO). Beleri kërkon leje për t’u betuar, ndërsa truka gjykuese është tërhequr për vendim.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb dëshminë e Belerit, ku ky i fundit shprehet se ndaj tij dhe familjes së tij po bëhet padrejtësi.

Dëshmia e Belerit

Ndaj meje po bëhet një padtejtësi për interesa politike dhe financiare.

Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.

Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.

Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Po dëgjojmë cudira në këtë gjyq.