Këtë të hënë përfundon afati për dorëzimin e listave me kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë disa nga partitë nuk kanë dorëzuar ende emrat për kandidatë. Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj konfirmoi dje 16 kandidatë për kryetarë bashkie. Megjithatë vendosi të mos garojë në tre bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, duke mos nxjerrë rivalë brenda kampit opozitar për Igli Carën, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë.
Tiranën Alibeaj ia besoi Roland Bejkos, i cili mori shumicën e votave përballë kandidates tjetër të mundshme Jonila Godole. Bejko do garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit me siglën e PD-së, përballë kandidatit të PS-së Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë emrat e tjerë për 16 bashki janë:
1.Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.Poliçan – Florian Qamo
3.Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4.Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6.Krujë – Sabah Sheta
7.Dibër – Naim Gazidede
8.Dimal- Dritan Sula
9.Patos- Pranvera Rizai
10.Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
11.Librazhd -Bujar Vreto
12.Vorë- Ibrahim Bruka
13.Korçë -Gjergji Gjata
14.Sarandë- Skënder Muço
15.Mirditë- Mark Ruçi
16. Tiranë Roland Bejko