Ballina Lajme Sot KQZ vendos për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 Majit

Sot KQZ vendos për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 Majit

1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë këtë të enjte vendimin për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Të dyja grupimet brenda Partisë Demokratike, grupi që drejtohet nga Sali Berisha dhe ai që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj kanë dorëzuar dokumentacionin për tu regjistruar në zgjedhje.

Institucioni që administron zgjedhjet në Shqipëri ka njoftuar rendin e ditës së mbledhjes së të enjtes ku mes disa partive të tjera do të shqyrtohet edhe kërkesa për regjistrim e Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë, Bindjes Demokratike, LZHK-së dhe Lëvizjes Bashkë.

Rendi i ditës:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike në datën 09.03.2023, në orën 10:00 me këtë rend dite.

Çështje për shqyrtim rishtas:

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. 

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. 

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79, datë 1.3.2023, të Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, “Për akreditimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.