Sa herë do të përmendim emrin Vasil Vaso befas buza do të vendoset në gaz, sepse ai ka ditur që me lojën e tij të sjellë emocione të rralla në skenë dhe ekran. Vasil Vaso që endej me profesionit të një inxhinieri mekanik, ka arritur të jetë një nga artistët më të dashur në historinë e estradës së Fierit.
Ai është vlerësuar nga regjisorët me të cilët ka punuar për një sens humori të rrallë. I lindur në fshatin malor turistik Sotirë të Gjirokastër pas mbarimit të shkollës tetëvjeçare greqisht vazhdova politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë. Studimet e larta për inxhinieri mekanike i përfundon në 1967 mbasi kishte punuar 6 vjet si teknik mekanik në minierën e Memaliajit emërohet në Termocentralin e Fierit.
Gjatë periudhës 40-vjecare në Fier, mori pjesë në estradën profesioniste dhe gjithashtu jepte mësim në shkollën e mesme industriale. Pasioni për artin i lindi që në shkollën e mesme duke ndjekur estradën e Tiranës dhe shfaqjet e Teatrit Popullor. Ai ka vlerësuar trupën e Fierit si një ansambël vlerash jo vetëm artistike, por edhe shoqërore.
Së bashku me aktorët e talentuar, Luftar Paja (artist i popullit), Fuat Boci, Todi Llupi, Arqile Lipe dhe Fatmir Xhelili (artistë të merituar) dhe aktorët shumë të mirë Hasan Bregu, Sotir Stefa dhe te vetmen femër Xhulieta Kulla i kanë dhuruar jo vetëm spektatorit fierakë, por në mbarë Shqipërinë të qeshura pa fund.
Ai vlerëson mes 400 roleve komedinë “Shoku Niqifor”, ku pati rolin kryesor, atë të Niqiforit; shfaqjen “Çobo Rapushi me shokë” në rolin e ministrit Borja; komedinë “Zgjohu Vasillaq” ku luante qendror, Vasillaqin; komedinë “Kërkohet një gënjeshtar” me rolin e gënjeshtarit.
Nga rolet më të bukur përmendet Kadiun në mikrokomedinë “Fshatarët dhe Kadiu”; rolin e Shemsho Jaupit, në monologun “Të gjithë jemi ushtarë”; monologjet ” Me këto pallto ngatërrojmë dhe gratë” dhe “Ruaj kokën, Kristaq”.
Gjithashtu dhe rolin e afaristit, në monologun “Shesim blloqe” dhe Barjamin, në monologun “Më iku gruaja në Mbas viteve 92, është ballafaquar me letërsinë skenike perëndimore duke përkthyer rreth 15 vepra teatrale ku 6 janë vënë në Fier nga regjisori Klajdi Marku, 4 në Korçë nga regjisori Guri Koço dhe 2 në Teatrin Kombëtar.
Vasil Vaso për vite me radhë ka qenë mik i ekranit të TV Kombit në mënyrë të veçantë në ndërrim të viteve duke sjellë hare dhe gëzim në familjet fierake.