Ballina Kuriozitete Sot Dita më e Gjatë e vitit. Si ta festosh?

Sot Dita më e Gjatë e vitit. Si ta festosh?

1

Sot, 21 qershor, festohet solstici i verës, dita më e gjatë e vitit. Në fakt, duke filluar nga Solstici Veror, ditët gradualisht, fillojnë të shkurtojnë kohëzgjatjen e tyre, deri në Solsticin Dimëror.

Termi ‘solstic’ vjen nga latinishtja solstat, fjalë për fjalë ‘dielli ndalon’, pikërisht sepse pothuajse duket se dielli ndalon për një moment, përpara se të rifillojë lëvizjen e tij.

Qytetërimet e lashta dhe parahistorike e festonin Solsticin e Verës pasi besonin se ky fenomen përbënte një periudhë mirëqenieje, bollëku, pasurie dhe pjellorie për jetën e njeriut.

Në të njëjtën kohë, në popujt inkas, majat dhe aztekët, fenomeni lidhej gjithashtu me Perëndinë Diell dhe me qëllimin për të kremtuar kultin e tij.

Festimet për nder të Solsticit të Verës

Festimet e lashta të Solsticit të Verës janë të shumta.

Ritualet e vendeve skandinave

Zjarret e mbajtura për nder të solsticit të verës në vendet skandinave u ndezën me degë të thata, 6 muaj para kësaj dite.

Ritualet e krishtera

Krishterimi e ka zëvendësuar festën pagane Litha me festën e San Giovanni-t, duke marrë disa elementë dhe duke i bërë të vetët: gjatë natës së San Giovanni-t është tradicionale të ndezësh zjarre duke përdorur barishte të vjetra, krahas bimëve të reja dhe të freskëta që simbolizojnë një moment rilindjeje.

Vesa përfaqëson një tjetër simbol të San Giovanni-t. Në disa zona të Italisë dhe botës, në lindjen e diellit është zakon të ekspozohet një enë me ujë të parfumuar me lule dhe ‘gratë në moshë martese’ zakonisht lahen në atë ujë si një ogur i mirë, por edhe si një akt pastrimi.