Fatmir Xhelili u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare më 20 nëntor 2020.
Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me katër çmime të para si aktori më i mirë.
Fillimet e punës së tij si aktor ishin të vështira pasi Xhelili punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa pas pune angazhohej në teatër. Fatmiri e ka nisur rrugën e artit si aktor amator, por për 46 vjet rresht, ai shënon në karrierën e tij interpretime përkah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.
Ne vitin 1982 u pranua si aktor profesionist ne Estraden e Fierit ku vijoi deri me 2020. Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”.
Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Ai ka luajtur edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”.