Ballina Rajoni Sot 24 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

Sot 24 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

0

Sot, mbushen 24 vite nga nënshkrimi i asaj që njihet si marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, që çoi në dorëzimin e ushtrisë së asaj që atëherë ishte jugosllavia dhe kapitullimin e Sllobodan Millosheviçit.

Kjo marrëveshje i dha fund luftës në Kosovë. Me këtë marrëveshje, serbia u detyrua të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshjen e Kumanovës, mes NATO-s dhe ish republikës federale të Jugosllavisë, të firmosur më 9 qershor 1999, e firmosën Michael Jackson, komandant i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Nebojsha Pavkovic, i akuzuar i Hagës për krime lufte.

Marrëveshja është nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë. Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare, duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet që kanë vazhduar për 78 ditë janë anuluar më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i ka raportuar Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kanë detyruar pushtuesin serb të fillonin tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008.