SOPRANOJA SHQIPTARE ERMONELA JAHO U SHPALL SOT “ARTISTE E VITIT 2023″
Vlerësimi është bërë nga International Classical Music Awards –ICMA.
Çmimi i lartë iu dha për zërin unik dhe të jashtëzakonshëm dhe shkëlqimin madhështor në skenë
Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u shpall “Artiste e vitit 2023″ nga International Classical Music Awards –ICMA.
Çmimi i delegohet sopranos së shquar të operës botërore, Ermonela Jaho me motivacionin:
“Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale.
Por kjo nuk është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca elektrizuese teatrale.
Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, me një vërtetësi absolute dhe me një emocion prekës.
Me të dalë në skenë Ermonela Jaho e hedh tej personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.” -. “.