Komentet e rëndësishme:
90+4′ Mbyllet 2-0 ndeshja me fitoren e kuqezinjve.
90+1′ Asllani i bën vend Ramadanit.
90′ Katër minuta shtesë.
81′ Shqipëri 2-0 Bullgari. Ernest Muçi shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin me Kombëtaren. Sulmuesi i Legias ka goditur nga jashtë zone duke dhuruar një supergol.
70′ Tifozët në “Air Albania” kanë krijuar një koreografi të veçantë në minutën e 70-të. Me ndeshjen që po luhej, të gjithë të pranishmit kanë ndezur “blitzat” e telefonit dhe kanë kënduar njëzëri “Mora Fjalë”, këngën e Shkurt Fejzës kushtuar heroit Adem Jashari që humbi jetën në 7 mars 1998 për të mbrojtur Kosovën nga forcat serbe.
61′ Qazim Laçi del nga fusha, në lojë Klaus Gjasula.
54′ Marvin Çuni merr vendin e Jasir Asanit. Sulmuesi 22-vjeçar debuton me ekipin A të Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e U-19. Sulmuesi këtë verë la Bayern Munich B, duke kaluar në Serie A me Frosinonen ku ka luajtur në 7 ndeshje.
46′ Nis pjesa e dytë. Trajneri Sylvinho bën dy zëvendësime. Në lojë Muja dhe Veseli, dalin Bajrami dhe Ajeti.
45+3′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
41′ Shqipëri 1-0 Bullgari. Qazim Laçi ka kaluar Shqipërinë në avantazh. Pas një aksioni model me pasa dhe me lojën tiki-taka, kuqezinjtë marrin epërsinë pas një aksoni model.
36′ Delev lë fushën i dëmtuar te Bullgaria, pas dyluftimit me Ajetin. Vendin e tij e merr Minchev.
21′ Despodov tenton nga jashtë zone, pret Strakosha.
9′ Arlind Ajeti godet me kokë nga zhvillimet e një këndoreje, pret Mtov. Tanët japin shkëndijën e parë.
1′ Nis ndeshja në “Air Albania”. 12 mijë tifozë në stadium.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni Trajner: Sylvinho
Bullgaria (3-4-3): Mitov; S. Petrov, Antov, Petkov; Turisov, Petkov, Gruev, Petkov; Despodov, Rusev, Delev Trajner: Mladen Krstajic