Aplikantët për skemat subvensionale kanë shënuar numrin më të lartë të interesit, në javën e parë të hapjes së tyre. Vetëm për 4 ditë, në qarkun Fier kanë aplikuar 3477 individë.
Pjesa më e madhe e tyre janë të interesuar për naftën pa akcizë. Në këtë shifër, gjysma aplikon për herë të parë duke sjellë radhë të gjata pritjeje deri në përfundim të shërbimit.
Agro-pika dhe agjensia rajonale Ekstensionit Bujqërsor, nuk janë vetëm dy zyrat ku kryhet aplikimi, por këtu rradhët janë të shumta për shkak të kërkesave për Niptin e fermerit i cili është një dokument i domosdoshëm për aplikantët, ndaj ata paraqiten për tërheqjen e tij.
Për shkak të dyndjes së madhe të aplikantëve vetëm në dy pika, është dashur ndërhyrja e policisë si në Lushnje ashtu dhe në Fier.
Qytetarët, gjatë kohës së pritjes kanë debatuar dhe kanë përdorur forcën kundër njeri tjetrit ndaj është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Numri i aplikantëve në javën e parë të hapjes së skemës subvensionale, vetëm në Lushnje ka shkuar në 4500 individë.
/rtsh/
Gazetar: Norel Zaimi