Ballina Lajme Skafi me turistë bllokohet në det të hapur në Vlorë, policia e...

Skafi me turistë bllokohet në det të hapur në Vlorë, policia e nxjerr në breg

4

Një skaf me turistë ka alarmuar policinë kufitare në Vlorë këtë mbrëmje. Skafi “Ertion” me katër persona në bord ka pësuar avari. Ai ndodhej në det të hapur dhe turistët janë panikosur. Drejtuesi i skafit me inicialet XH.K., ka lajmëruar policinë kufitare.

Efektivët janë afruar me një tjetër skaf pranë turistëve dhe i kanë ndihmuar ata të afrohen pranë bregut. Policia kufitare e gjeti skafin me turistë në vendin e quajtur ‘Shën Vasil’. Asnjë prej personave që ndodhej në bord nuk ka pësuar lëndime. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.