Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende priten reshje të forta gjatë së dielës, situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë mbetet e tensionuar.
Në Pfafenhofen në Ilm në Bavarinë e sipërme një zjarrfikës humbi jetën gjatë një aksioni shpëtimi. Pas ditësh me reshje të forta në mjaft zona në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg kanë dalë nga shtrati lumenjtë duke përmbytur mjaft zona në jugun gjerman.
Sidomos të prekura janë disa zona në Augsburg, Bamberg, Regensburg, Nuremberg. Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meterologjik Gjerman dhe kur kjo “ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash”.