Ballina Lajme Situata e tensionuar, Ministria e Jashtme reagon për shqiptarët në Rusi

Situata e tensionuar, Ministria e Jashtme reagon për shqiptarët në Rusi

1

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një thirrje për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar me grupin Wagner në Rusi. Ministria thekson se po ndjek zhvillimet aktuale në Federatën Ruse ndërsa apelon qytetarët shqiptarë që të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Moskë.

Njoftimi i plotë:

Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.

❗Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 që aktualisht gjenden në Federatën Ruse 🇷🇺 mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:
☎️ +7 495 982-38 52 05 (3);
📲 + 7 929 968 05 38;
📧:embassy.moscow@mfa.gov.al

Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:
📧: dk@mfa.gov.al