Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli për mediat pas barazimit 2-2 në Euro 2024 ndaj Kroacisë.
“Mendoj që ne bëmë një ndeshje shumë të mirë. E merituam rezultatin, kishim përballë një skuadër të jashtëzakonshme, respekte për trajnerin, lojtarët. Në bëmë mirë. Pjesën e parë kishim mundësi të shkonim dhe 2-0. Në pjesën e dytë morëm dy gola dhe pastaj arritëm të barazonim. 5 minutat e fundit do të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve.” – u shpreh Silvinjo pas ndeshjes.
Por Silvinjo thotë se duhet të presim rezultatin e ndeshjes së nesërme mes Italisë dhe Spanjës.
“Jemi ambiciozë, në dhoma kemi shumë lojtarë të rinj, ambiciozë që po fitojnë shumë nga eksperiencë. Është e vërtetë që sot u prezantuam më mirë. Po të kishte hyrë ai topi i Manajt me Italinë, sot do të flisnim ndryshe. Kemi shumë lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë. Të shohim ndeshjen Itali-Spanjë dhe pastaj flasim”,tha Sylvinho.