Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi akuzohet se kishte planifikuar vrasjen e 3 personave me të cilët thuhet se kishte konflikt.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave perëndoi shtetasi Lorenc Kuqo, banues në fshatin Rëmenj.
NJOFTIMI I POLICISE
Siguroi kushtet dhe mjetet materiale, për të vrarë në një lokal, 3 shtetas me të cilët ishte konfliktuar për motive të dobëta, në vitin 2017, vihet në pranga 41-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim:
Lorenc Kuqo, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 3 muaj.