Ballina Lajme Sigurimet shoqërore/ Rama: Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë...

Sigurimet shoqërore/ Rama: Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës

10

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në datën 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të Shqipërisë dhe Zvicrës që të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre.

Në datën1tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Zvicrës.

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.

Ai shton se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore mes dy vendeve.