Ballina Lajme Siguria në rrugë për festa, 11 makina inteligjente, 16 radarë dhe dhjetëra...

Siguria në rrugë për festa, 11 makina inteligjente, 16 radarë dhe dhjetëra patrulla monitorojnë qarkullimin

1

Në dy ditët e para të janarit 2023 Policia Rrugore ka vënë në qarkullim 11 makina inteligjente, 16 radarë dhe me dhjetëra patrulla me makina pa logo në të gjitha akset kryesore të vendit për të shmangur aksidentet që vijnë pikërisht si pasojë e konsumimit të alkoolit për festa, shpejtësisë apo përdorimit të telefonit.

Policia Rrugore i bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë alkool kur janë në timon, pasi siç thotë policia “adrenalina e festës nuk duhet të cenojë jetën”.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/