Ballina Lajme Si të Zgjidhni Panetonen Më të Mirë të Fundvitit 

Si të Zgjidhni Panetonen Më të Mirë të Fundvitit 

3

Nëse ka një kohë për të konsumar ëmbëlsira është pikërisht fundi i vitit.  

Kjo periudhë në të gjithë botën ka listën e saj të ëmbëlsirave tradicionale.  

Ndër më të preferuarat tona është padyshim panetonja, buka e famshme Italiane e përzier me rrush e fruta të thata.  

Historia e saj daton që në shëkullin e 15-të, por shijon mrekullueshëm edhe sot.  

I vetmi problem me to është përzgjedhja e shijes së duhur në morinë e pafundëme të produkteve që ofron tregu.  

Disa nuk kanë përbërësit e duhur, të tjera nuk kombinojnë si duhet shijet, por përzgjedhja e tyre nuk ka pse të jetë më sfidë.  

Ne do t’ju njohim me këshillat më të mira pë rtë zgjedhur panetonen e shijeve tuaja.  

Si të blini një panetone të shijshme?  

Së pari duhet të keni parasysh se përgatitja e panetones nuk është një proces i lehtë.  

Ëmbëlsira e vitit të ri kërkon rreth 15 orë për t’u gatuar në mënyrë të duhur.  

Aroma duhet të jetë e ëmbël dhe e fortë njëkohësisht dhe paketimi rekomandohet të mos jetë në qese plastike.  

Prandaj kur blini një panetone mos harroni të lexoni me kujdes etiketën, gjithashtu dhe këshillat më poshtë.  

  • Pamja e jashtme. Një panetone e mirë duhet të jetë edhe e bukur për t’u parë. Duhet të jetë kompakte me formën e saj uniforme rrethore dhe sipërfaqe të artë e të shkëlqyeshme.Nëse ka shumë arra, rrush të thatë apo shije të tjera në kurorën e saj në sipërfaqe me shume gjasë edhe pjesa tjetër e bruit është e mbushur me to. E nëse jeni kuriozë se si duhet të duket e të shijojë pasi e prisni kini parasysh butësinë.
  • Përpunimi. Kur ëmbëlsira është përpunuar në mënyrën e duhur dhe brumi ka ardhur për 15-20 orë pjesa e brendëshme është e butë me vrima të pabaraparta dhe aspak i lagësht. Kur prisni një fetë, thika duhet të “rrëshqasë” dhe keku duhet të shkrihet në gojë duke ju shpalosur një shije të ekuilibruar mes aromës së mirë dhe butësisë. 
  • Aroma. Sapo ta hapni do ta kuptoni për çfarë e kemi fjalën, pasi panetonet duhet të lëshojnë një aromë të këndëshme, sa më natyrale, të ëmbëls dhe jo acidike. Vteëm nëse ndjeni këto karkateristika mund ta konsideroni një paneton cilësor.  
  • Rëndësia e etiketës. Leximi i etiketës është i domosdoshëm për të kontrolluar lëndët e para, datën e skadencës, peshën dhe tabelën ushqyese të një panetoneje. Në ambalazh, sipas ligjit Italian nga ku kjo ëmbëlsirë ka origjinën, duhet të shkruhet “panettone” dhe jo “torta e Krishtlindjeve”, sepse vetëm formulimi i parë tregon një produkt origjinal dhe jo një fals.