Ballina Lajme Si student i viteve ’90, ja si e kujton Blendi Fevziu Ditën...

Si student i viteve ’90, ja si e kujton Blendi Fevziu Ditën Kombëtare të Rinisë

23

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, si student i vitit 1990 ka kujtuar sot Ditën e Rinisë përmes një postimi në instagram.

Fevziu e ka kujtuar këtë ditë duke publikuar disa foto gjatë periudhës së rrëzimit të regjimit komunist, krahas së cilave shkruan: “Përsëri e përsëri… Dhjetor 1990 – Shtator 1991”.

Më herët gazetari i njohur në një intervistë televizive është shprehur se ka pushtuar një frikë të madhe ato kohë: “Kujtoj cdo detaj të asaj dite. Kur u afrova drejt qyteti studentit pashë vajzat e vitit të parë të fakultetit të gjuhë letërsisë, që më thanë është demonstratë, Unë dëgjoja zërat. Në këtë moment unë shtova hapat për t’u afruar tek grupimi dhe para meje u vendos një resht me ushtarë. Ka qenë momenti i parë që unë ndjenja një frikë, frika më evidente, fillova që të më dridheshin gjunjët, se thashë ku jam tani. Ushtarët bllokuan rrugën.
Kur dola tek pjesa ku po vinte turma, pashë në resht të parë djalin më të urtë të kursit tonë, kurrë nuk i ishte dëgjuar zëri. Unë u shokova, i pari ishte ky bashkë me Azem Hajdarin, ishin kapur për krahu. Ishin të vendosur, më pas pashë disa nga miqtë e mi si Ben Blushi dhe u bllokuam tek liceu. Ai ka qenë momenti i fundit i një frike të madhe”, ka thënë Fevziu.