Ballina Lajme “Si merr guximin …”, zbardhet debati jashtë sallës mes Sinajt dhe Nallbatit,...

“Si merr guximin …”, zbardhet debati jashtë sallës mes Sinajt dhe Nallbatit, pas sherrit me grushta në parlament

19

Seanca plenare e 30 Tetorit, ishte mjaft e tensinuar, ku ndryshe nga herët e tjera, pati dhe përplasje fizike mes deputetëve.

Gjithçka nisi gjatë kohës që deputeti socialist Vllnet Sinaj po fliste nga vendit, dhe në këtë moment kolegu i tij demokrat Bledion Nallbati tenton ta ndërpresë.

Në momentin që Nallbati afrohet t’i fikë mikrofonin Sinaj e shtyn, por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit demokrat i cili tenton ta godasë me grusht.

Kjo solli edhe ndërprerjen e seancës.

Por sherri mes dy deputetëve nuk ëhstë mbyllur në sallë, ka vijuar edhe jashtë Kuvendit.

Gjatë kohës që Nallbati po dilte nga Kuvendi, Sinaj dëgjohet tek i drejtohet duke i thenë: “Si merr guximin”.

Ndërsa Nallbati i përgjigjet se ishte vetë socialisti Sinaj që ngriti dorë.

“Unë mora kartën, ti ngrite dorë”, dëgjohet të thotë Nallbati.

Të pranishëm janë edhe disa deputetë të tjerë, socialistë e demokratë që ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe largojnë deputetët nga hyrja e Kuvendit.