Më shumë se vetë Oscar, ajo që bëri bujë ishte shpulla që aktori Will Smith i dha komedianit Chris Rock në skenë.
Nuk vonoi dhe Smith i kërkoi falje Rock për atë që e quan një sjellje të pafalshme dhe të papranueshme nga ana e tij.
“Dua të të kërkoj falje publikisht Chris” shkroi Smith në një deklaratë. “Dola nga linjat dhe bëra gabim”!
Ndjesa erdhi pasi Akademia e Çmimeve Oskar reagoi ashpër për ceremoninë e të dielës dhe tha se po rishikon ngjarjen, ku nuk përjashtohet edhe tërheqja e statujës së artë për aktorin 53-vjeçar, i cili u shpall aktori më i mirë mashkull për rolin e tij në filmin King Richard.
“Dhuna është shkatërruese, në të gjitha format e saj” thotë Smith i cili pohon se shakatë në emër të tij janë pjesë e punës së tij, por kur shakatë bëhen për shëndetin e gruas së tij të sëmurë, kjo ishte shumë për të duruar dhe reagoi emocionalisht.
Will Smith dhe skuadra e tij shpreson që përmes kësaj ndjese publike të mund të shpëtojnë karrierën e vlerësimet e aktorit dhe marrëdhënien e tij me Akademinë.
Skena e shpullës ishte momenti për të cilin e gjithë bota foli pas ceremonisë së 94-rt të çmimeve Oskar.