Ballina Lajme “Shtëpi bari” në Shkodër, shkon në 34 numri i të arrestuarve

“Shtëpi bari” në Shkodër, shkon në 34 numri i të arrestuarve

1

Ka shkuar në 34 numri i të arrestuarve në Shkodër, të cilët janë përfshirë në mirëmbajtjen e laboratorit të drogës, që u gjet ditë më parë në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se është finalizuar faza e shtatë e megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë një 32-vjeçar, me iniciale M.SH, banues në Dajç i cili kishte përshtatur një dhomë të banesës së tij, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike.

Gjatë fazës së shtatë janë sekuestruar armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare.

Megaoperacioni “Qarku” vijon.

Kujtojmë se shtëpia e barit u zbulua më 12 tetor në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan rreth 86 kg kanabis, të cilat u gjetën në banesën e shtetasit Pjetër Gjoni, 31 vjeç.

Në krye të grupit qëndronte një 42-vjeçare banuese në Kombinat, Tiranë, e cila ishte dënuar 3 herë për të njëjtën veprimtari.

Njoftimi i policisë

Shkodër – Vijon megaoperacioni policor i koduar “Qarku”, finalizohet faza e shtatë. Shkon në 34 numri i të arrestuarve.

Kishte përshtatur një dhomë të banesës së tij, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Sekuestrohen gjatë fazës së shtatë: armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, mbështetur dhe në inteligjencë informative, kanë finalizuar fazën e shtatë të këtij operacioni, si rezultat i së cilës është evidentuar dhe goditur një rast i përshtatjes së ambienteve të banesës, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. Sh., në Dajç, Shkodër, në të cilën shërbimet e Policisë kanë evidentuar një dhomë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e banesës kanë gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kësaj banese është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. Sh., 32 vjeç, banues në Dajç, Shkodër dhe materialet procedurale i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

* Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare.

Megaoperacioni “Qarku” vijon.