Ballina Lifestyle & Showbiz Shtatzënë për herë të dytë, Rihanna feston ditëlindjen krah partnerit

Shtatzënë për herë të dytë, Rihanna feston ditëlindjen krah partnerit

1

Rihanna festoi ditëlindjen krah partnerit Asap Rocky dhe paparacët nuk kishin si mos ta fotografonin. Këngëtarja që tërhoqi vëmendjen e Super Boël 2023 mbushi 35 vjeç teksa po përjeton shtatzëninë e dytë.

Rihanna u pa në një nga shtëpitë e saj të preferuara në Santa Monica, e cila ishte zbukuruar pikërisht për ditëlindjen e saj dhe iu bashkua partneri, si dhe familja dhe miqtë, përfshirë të cilëve ajo vëllai Rorery Fendi.

Pamja e Rihannës fitoi komente të ngrohta, teksa u shfaq me një fustan të bardhë, sandale, një pallto të gjatë interesante dhe një çantë të veçantë. Veshja e saj, në fakt, u bë temë diskutimi!

Në një intervistë të fundit, këngëtarja foli për shtatzëninë dhe marrëdhënien e saj me Asap Rocky-n, ndërsa ndër të tjera u shpreh: “Ne jemi miq më të mirë. Ne duhet të jemi në të njëjtën faqe, por këtë e kemi pasur gjithmonë në marrëdhënien tonë. Gjithçka ndryshon kur ke një fëmijë, por nuk do të thosha se na bëri asgjë tjetër veçse na afroi”./abcnews.al