Ballina Vendi Shqiptari në Itali ther gruan dhe policëve i dëshmon, se i...

Shqiptari në Itali ther gruan dhe policëve i dëshmon, se i grabiten

2

Një shqiptar në Itali dyshohet se ka qëlluar bashkëshorten me thikë e më pas ka tentuar të fshehë krimin.

Ngjarja ndodhi në Pistoia. 45-vjeçari akuzohet se ka plagosur bashkëshorten e tij 34 vjeçe dhe më pas ka inskenuar një grabitje.

Incidenti ndodhi ndërsa burri po e dërgonte gruan për një vizitë në spitalin e Pistoia. Në një moment mes tyre pati fërkime të nxitura nga xhelozia, që u acaruan aq shumë sa 45 vjeçari nxori një mjet të mprehtë dhe e qëlloi të shoqen në bark.

Pasi e plagosi e dërgoi vetë në spital, ndërsa efektivëve të Policisë u tha se gruan ia kishte sulmuar në rrugë një burrë me fytyrë të mbuluar dhe i armatosur me thikë.

Sipas historisë së trilluar, agresori e kishte goditur gruan për t’i marrë çantën. Por hetimet zbuluan diçka tjetër. Mesa duket ishte shqiptari ai që vazhdimisht dhunonte gruan dhe dy fëmijët e tyre të mitur, 8 dhe 12 vjeç.

E vërteta doli nga përgjigjet mjedisore dhe telefonike që u bënë pasi gruaja u kuruar në spital. Shqiptari u ndalua dhe çështja është nën hetim