Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes në shenjë proteste pas vendimit për ta dëbuar nga banesa ku jetonte në Milano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, rreth orës 16:30, në sy të gruas së tij rumune.
Shqiptari, i cili pësoi djegie mbi 70% të trupit, u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë, të cilët më pas njoftuan ambulancën dhe policinë. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave italiane, 47-vjeçari jetonte me gruan e tij që nga janari në një apartament në Viale Milano, një zonë qendrore e Ricciones. 10 ditë më parë, ai u kthye në shtëpi ku pa se brava e derës ishte ndryshuar dhe se gjërat ia kishin mbledhur në tokë. Shqiptari kundërshtonte vendimin për dëbimin e tij nga shtëpia ku u detyrua të flinte në sheshpushimi i pallatit.