KANADA- Fati këtë radhë ishte me atë.
Një 49-vjeçar, shqiptar ka fituar 1 milionë dollarë në lotarinë e fatit në Kanada.
iHeartradio shkruan se Gazment Hashani ka deklaruar se në momentin që mori biletën u detyrua ta kontrollonte biletën dy herë, pasi nuk po e besonte që kishte fituar.
“Bileta e fundit thoshte 1 milionë dollarë, por nuk e besova prandaj e skanova edhe njëherë. Sapo pashë që bileta tregonte sërish për një milion dollarë e futa me shpejtësi në xhep dhe shkova në shtëpi”, tha shqiptari.
Pasi mori këtë lajm të mirë, Gazmenti vrapon për në shtëpi dhe pret bashkëshorten që të vijë nga puna. Sapo mbërrin, 49-vjeçari i jep lajmin e mirë dhe të dy gëzohen pamasë për këtë lajm të mrekullueshëm.
“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë,”tha Gazmenti.
Shqiptari thotë se me paratë, si fillim do të blejë një shtëpi dhe më pas do jetojë i lumtur me familjen e tij.