Ballina Lajme Shqiptari bërtiti për shaka Allahu Akbar’ në një kishë në Francë, alarmohen...

Shqiptari bërtiti për shaka Allahu Akbar’ në një kishë në Francë, alarmohen besimtarët

23

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë.

Protagonist ishte një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka hyrë në një kishë gjatë kremtimit të meshës dhe ka thirrur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Montpellier, ku shqiptari i paarmatosur është larguar menjëherë nga kisha duke mos shkaktuar ndonjë problem, shkruajnë mediat.

Më pas janë njoftuar patrullat e policisë, të cilat kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë marrë në pyetje në komisariat.

Para zyrtarëve policorë, i riu që u zbulua se ndodhej ilegalisht në Francë, ka treguar se në fakt ka bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën efektin e alkoolit.