Vajzës shqiptare Sibora Gegani, që u vra nga i dashuri i saj rreth 9 vite më parë dhe u muros në një apartament në Torremolinos (Málaga) në Spanjë i është dhënë lamtumira e fundit nga familja dhe të afërmit. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth 5 muaj më parë i murosur në një apartament në Torremolinos, në Spanjë.
“Marco shkatërroi jetën e vajzës sime, por në të njëjtën kohë ai mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur me të” tha nëna e vajzës.
Ky është vajtimi i një nëne që pas nëntë vitesh pa marrë vesh nga e bija, lajmi i parë që mori për të ishte se ajo ishte vrarë dhe trupi i saj ishte murosur në një apartament në Torremolinos.
Këtë të shtunë, Elisabeta i tha lamtumirë “fluturës” së saj në vendin ku u rrit dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj, Itali.
Ajo ishte 22 vjeç kur u pa për herë të fundit. Ishte verë, 2014, në Torremolinos. Sibora ishte transferuar me burrin me të cilin ajo ishte në një lidhje atëherë, Marco. Ajo e takoi atë në Nettuno – një komunë italiane e vendosur në Romë, pasi edhe ajo jetonte atje.
“Në vitin e parë që u takuan, nuk mendoja asgjë të keqe për të, as nuk kishte ndonjë gjë që më bëri të mendoj se ai mund ta keqtrajtonte atë”, thotë nëna e saj.
Megjithatë, marrëdhënia përparoi dhe në një nga vizitat e Elisabetta-s në Malaga, vajza e saj rrëfeu se “ai ishte shumë posesiv dhe se ajo nuk donte të ishte më me të”.