Ballina Lajme Shqipëria rikthen regjimin e vizave për shtetasit rusë

Shqipëria rikthen regjimin e vizave për shtetasit rusë

1

Shqipëria ka rikthyer regjimin e vizave për shtetasit rusë. Vendimi është marrë të enjten (20 prill) nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Ambasada Shqiptare në Moskë shkruan se shtetasve rusë do t’i duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare, në përputhje me qëllimin e udhëtimit.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator). Për të vizituar Republikën e Shqipërisë është e nevojshme të aplikohet për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit”, thuhet në njoftimi e Ambasadës.

Kujtojmë se prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Shqipëria ka dënuar veprimet e Moskës, ndërsa i është bashkuar të gjitha sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.

/rtsh.al/