Ballina Lajme Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk...

Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme

1

Rreth 20% e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2020 nuk kishin mundësi të ndiqnin një dietë të shëndetshme, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore që u publikua së fundmi.

Në këtë studim Shqipëria rezultoi si vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që nuk kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm.

Përballueshmëria e dietës u bazua në çmimet e artikujve ushqimorë të marra nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit (ICP), të kombinuara me të dhënat e përbërjes së ushqimit dhe kërkesat ushqyese nga një gamë e gjerë burimesh, duke përfshirë udhëzimet kombëtare dietike.