Ballina Lajme Ekonomi Shqipëria dhe Egjipti synojnë rritjen e bashkëpunimit në bujqësi

Shqipëria dhe Egjipti synojnë rritjen e bashkëpunimit në bujqësi

0

Shqipëria dhe Egjipti synojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë.

Lajmin e ka njoftuar ne rrjetet sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca.

Ajo është takuar në Romë me ministrin e Furnizimit dhe Tregtisë së Brendshme në Egjipt, Ali Al-Moselhi. 

Zonja Krifca ia ka shprehur ministrit egjiptian interesin për të zgjeruar eksportet bujqësore shqiptare, e posaçërisht drufrutorëve, drejt tregut egjiptian, por dhe më gjerë. 

Ministrja bëri të ditur se të dy vendet po punojnë bashkarisht që së shpejti të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të lehtësojë shkëmbimet tregtare bujqësore mes tyre.