Ballina Lajme Shqipëria dhe BE nënshkruajnë planin kundër terrorizmit

Shqipëria dhe BE nënshkruajnë planin kundër terrorizmit

2

Shqipëria dhe BE nënshkruan të premten në Bruksel planin kundër terrorizmit.

Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale ministri i brendshëm Bledi Çuçi. 

Dokumentin përkatës zoti Çuçi e firmosi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johansson.

“Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Evropian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe prë ruajtjen e vlerave e parimeve themelore të BE-së” shkruan zoti Çuçi në Facebook.

Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përafruar me BE-në, por mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet e Shqipërisë për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin. Ajo është në përputhje të plotë me dokumentet strategjike në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm që ka Shqipëria.

/rtsh.al/