Ballina Lajme Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi/ Për 9 muaj qytetarët do të udhëtojnë...

Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi/ Për 9 muaj qytetarët do të udhëtojnë pa kontrolle

10

Duke filluar nga dita e sotme, 1 maj 2024, ka hyrë ne fuqi zbatimi i marrëveshjes ndërqeveritare për kalimin pa kontrolle në kufi.

Sipas marrëveshjes, të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës nuk i nënshtrohen procedurave të kontrollit për një periudhe nëntë mujore, nga katër muaj që ishte dy vitet e fundit.

Udhëtarët thonë se marrëveshja lehtëson kalimet në kufi dhe shmang ndalesat e panevojshme.

Këtë fillim maji një pjesë e qytetarëve nga Kosova, kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë.

Pavarësish kalimit pa kontrolle, në kufi ditën e parë të majit nuk pati fluks qytetarësh.

Sipas policisë kufitare, në orët e para të së mërkurës hynë rreth 4 mijë persona me afro 1 mijë e 300 mjete.