Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku deri më tani raportohet për 6 viktima dhe 53 të plagosur.
Përmes një postimi në “Twitter” , Xhaçka shprehet se lajmi është shokues dhe se lutjet shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën. Po ashtu, ministrja thotë se Shqipëria qëndron pranë Turqisë dhe popullin të saj në këtë ditë të vështirë.
Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll,Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humben jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka.
Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim. Mbeten ende të paqarta se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Ndërkohë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e ngjarjes do të