Ballina Lajme Shpërthimi në Lushnje/ Ndodhej me të atin në vinç, ndërron jetë te...

Shpërthimi në Lushnje/ Ndodhej me të atin në vinç, ndërron jetë te Trauma 24 vjeçari

63

Ka ndërruar jetë një tjetër person prej shpërthimit të ndodhur sot në Lushnje. Siç raporton gazetari i Klan News Besart Bajraktaraj, bëhet fjalë për djalin e viktimës të raportuar më herët.

Ai erdhi me djegie të rënda në trup në spitalin e Traumës, por nuk ia doli dot të mbijetojë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Viktima e parë që u raportua është Landi Verçani ndërsa ende nuk dihet emri i djalit të tij. Verçani po punonte bashkë me të birin 24 vjeçar në kantierin e ndërtimit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Ky i fundit drejtonte vinçin i cili preku linjën e tensionit të lartë.

Ka të dhëna se të dy ndodheshin në vinç”, raportoi Bajraktaraj. Ndërkohë te Trauma po transportohen edhe 6 të plagosurit e tjerë.

/tvklan.al