Ballina Lajme Shpërthimi në Lushnjë, hiqet nga njësia antieksploziv bombola e mbetur në vinç

Shpërthimi në Lushnjë, hiqet nga njësia antieksploziv bombola e mbetur në vinç

31

Ekspertët e njësisë antieksploziv kanë hequr bombolën e oksigjenit nga vinçi në Lushnjë, ku kishte mbetur pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Bombola e oksigjenit kishte mbetur e varur në vinç dhe përbënte rrezik. Fatmirësisht u bë e mundur heqja, pa shkaktuar pasoja.

Hetimet mbi shpërthimin vijojnë ende, teksa dyshohet se viktimat 51 dhe 23 vjeç që punonin me vinçin ishin duke transportuar 2 bombola oksigjeni. Njëra prej tyre ka rënë nga lartësia duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së premtes (2 mars) në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim, për shkak se vinçi ra në kontakt me shtyllën e tensionit të lartë. Viktima mbetën Roland Hoxha dhe i biri i tij Elidon Hoxha, ndërsa mes personave të plagosur është edhe deputeti Bujar Çela. Ai është dërguar në spital në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu kanë mbetur të plagosur Sokol Lumi, dërguar te spitali i Traumës në Tiranë, Sajmir Korreshi (nuk bëhet fjalë për deputetin e PD-së), Ilia Sota, Lunedi Golemi dhe Ervis Sharka të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lushnjës.

/rtsh.al/