Ballina Lajme Shpërthimet në Iran që lanë të vdekur mbi 100 persona, përgjegjës Shteti...

Shpërthimet në Iran që lanë të vdekur mbi 100 persona, përgjegjës Shteti Islamik

10

Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet në Iran, ku u vranë së paku 84 njerëz gjatë shënimit të përvjetorit të një ish-komandanti iranian, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Në një komunikatë në Telegram të enjten, grupi militant tha se dy prej anëtarëve të tij “i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë” në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit, ish-komandantit të forcës elitare, Quds, të mërkurën në qytetin Kerman.

Shpërthimet e së mërkurës kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.