Lushnje- Shpërthim eksplozivi në një banesë në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Altin Lamçe në lagjen ’18-tetori’.
Nga shpërthimi nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Megjithatë paniku te familjarët ka qenë i madh.
Ende nuk dihen motivet.
Kjo është hera e dytë që i vendoset tritol banesës së këtij shtetasi. Në 2 nëntor, si pasojë e hedhjes së eksplozivit banesa pësoi dëme, po ashtu edhe mjeti dhe 5 pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë. Por autori nuk u gjet.
Altin Lamçe është tregtar fruta-perimesh
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.