Ballina Lajme Kronike Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë

1

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej. Gazetari Elidon Ndreka raporton se sulmi ka ndodhur në banesën e kreut të PD-së Ungrej, Preng Pjetri.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.
(BalkanWeb)