Ballina Lajme Shpërthen në flakë shtëpia në Berat, 15 forca zjarrfikëse për ta shuar

Shpërthen në flakë shtëpia në Berat, 15 forca zjarrfikëse për ta shuar

38

Një banesë një në lagjen “Barrikadë”, prapa shkollës 9-vjeçare Zihni Toska në Berat, është përfshirë sot nga flakët.

Në vendin e ngjarjes shkuan grupet e shërbimit zjarrfikës, të cilët me ndihmën e forcave të policisë bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa, pa lëndime.

4 mjetet zjarrfikëse dhe 15 efektivët mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me banesën që po digjej.

Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës në pronësi të shtetasit B.A., ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas shërbimit zjarrfikës Berat, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi që rridhte.