Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke shpërndarë kanabis në Himarë.
Gjithashtu bëhet me dije se në kuadër të operacionit “Parts5” u sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 grirëse për lëndë narkotike, 2 celularë, si dhe thikë.
NJOFTIMI:
Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 5”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Kapet dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës. Procedohet në gjendje të lirë dhe një shtetas tjetër, pasi kishte akomoduar në banesën e tij, 27-vjeçarin që qëndronte në Himarë si punëtor sezonal, si dhe posedonte një mjet prerës (thikë).
Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 grirëse për lëndë narkotike, 2 celularë, si dhe mjeti prerës (thikë).
Si rezultat i 2 fazave të mëparshme të këtij operacioni, të finalizuara gjatë kësaj jave, janë arrestuar 5 shtetas, 2 prej të cilëve shtetas anglezë, janë sekuestruar doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi, si dhe shuma parash në euro, lekë dhe paund.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 5”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-R. B., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 50 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 10 000 lekë të rinj, 1 grirëse për lëndë narkotike dhe 2 celularë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. Dh., 25 vjeç, ku ishte akomoduar përkohësisht shtetasi R. B., i afërm i tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. B. kishte ardhur si punëtor sezonal në qytetin e Himarës, ishte akomoduar në banesën e të afërmit të tij dhe shpërndante doza të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në këtë zonë bregdetare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.