Ballina Lajme Show i Zvicrës, thyen Hungarinë në Euro 2024, katër gola në Koln

Show i Zvicrës, thyen Hungarinë në Euro 2024, katër gola në Koln

14

Zvicra ka triumfuar 1-3 ndaj Hungarisë, duke marrë kështu 3 pikët e para në Europian. Helvetët realizuan në RheinEnergieStadion (Cologne) që në minutën e 12-të me Duah, ndërsa Aebischer dyfishoi shifrat në pjesën e dytë.

Varga ngushtoi shifrat në të 66-tën, por pa mundur dot t’i ndryshojë udhë fatit të takimit. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Embolo. Te zviceranët titullar ishte Granit Xhaka, ndërsa në stol Shaqiri.